Pescara në Serie C, largimi i Memushajt i pashmangshëm

Futboll

Pescara në Serie C, largimi i Memushajt i pashmangshëm

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:47
Pescara në Serie C, largimi i Memushajt i pashmangshëm

Ledian Memushaj duket se nuk do të jetë pjesë e Peskarës në sezonin e ardhshëm, në Serinë C.

Pas një sezoni të vështirë dhe me probleme të shumta, Peskara ra në Serinë C dhe tashmë do të kërkojnë të rikthehen përsëri në elitë.

Megjithatë ardhja e trajnerit të ri Gaetano Auteri, mund të sjellë edhe largimin e Memushajt. Mesfushori nuk është në planet e trajnerit të ri dhe pritet që të largohet.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, agjentët e Memushajt dhe presidenti i Peskarës kanë diskutuar për një huazim të lojtarit në Serinë B dhe pas përfundimit të huazimit të flasin përsëri për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat