Ja si e përshkruan Ajet Shosholli Fadil Vokrrin!

Futboll

Ja si e përshkruan Ajet Shosholli Fadil Vokrrin!

Nga: K.Goca Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:36
Ja si e përshkruan Ajet Shosholli Fadil Vokrrin!

Ajet Shosholli, kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë  nga nëntori i vitit 1984 deri në prill të vitit 1985, kur garonin në ligën e parë ish jugosllave, sot e kujton me lot në sy ikjen në amshim para tri viteve të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

“Ne trevjetorin e ikjes në amshim, Fadil Vokrrin e kujtoj si futbollist, president dhe personalitet.

Si futbollist:

Lider në fushën e gjelbërt, lider jashtë fushës së gjelbërt, por i frikshëm për çdo kundërshtar në fushë.

Si president:

E udhëheqi futbollin kosovar me mençuri dhe gjithmonë me vizion te ri, deri në pranim në dy shtëpitë më të mëdha futbollistike në UEFA dhe në FIFA

Si personalitet:

I urtë, i dashur dhe i afërt me çdo kë, duke krijuar miqësi në të gjitha vendet ku luajti dhe veproj
BOEM mbi të gjithë BOEMAT e tjerë”, ka shkruar Ajet Shosholli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat