Cagliari nuk mund të përballojë pagën e Godin

Futboll

Cagliari nuk mund të përballojë pagën e Godin

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:48
Diego Godin

Mbrojtësi Diego Godin, pritet të largohet nga Cagliari.

Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Cagliarit, Stefano Capozzucca, ka pranuar se klubi nuk ka mundësi të paguajë pagën e mbrojtësit qendror edhe për një sezon tjetër.

Paga e tij është rreth 3 milionë euro, një shifër që pas efektit të pandemisë, Cagliari nuk mund ta përballojë.Ish futbollisti i Interit, ka kontratë me Cagliarin deri në vitin 2023, por klubi nuk mund ta mbajë më.

Ai duhet të takohet me klubin për të kërkuar zgjidhje për situatën, sipas gjitha gjasave Godin duhet të kërkojë një skuadër të re për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat