E ardhmja e Prençit mbetet në pikëpyetje

Futboll

E ardhmja e Prençit mbetet në pikëpyetje

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:20
E ardhmja e Prençit mbetet në pikëpyetje

Elvis Prençi ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar të Llapit në edicionin e fundit.

Mbrojtësi nga Peshkopia ka marrë shumë oferta me të përfunduar kampionati, megjithëse ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Gazeta “Sheshi” merr vesh ekskluzivisht që ai është ofertuar nga shumë klube në Kosovë dhe në Shqipëri, teksa është skuadra e Egnatias, e cila u inkuadrua këtë edicion në Kategorinë Superiore që po insiston për shërbimet e tij.

Rinovimi i Prençit me Llapin ka ngecuar, pasi që futbollisti nuk është pajtuar me ofertën e parë nga klubi.

E ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë, derisa interesi i klubeve po rritet vazhdimisht për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat