Mori kartonin e kuq kundër Francës, Uellsi bën gjithçka...

Futboll

Mori kartonin e kuq kundër Francës, Uellsi bën gjithçka...

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:45
Mori kartonin e kuq kundër Francës, Uellsi bën gjithçka...

Uellsi humbi në miqësoren e djeshme kundër Francës në shifrat 3-0. Kjo ndeshje kishte vlerë për të dyja Kombëtaret për të parë gjendjen e lojtarëve përpara Europianit. Momenti vendimtar ishte minuta e 26 kur Ëilliams u ndëshkua me karton të kuq dhe Benzema gaboi nga 11-metrat.

Ndeshja e ardhshme për Uellsin do të jetë ajo kundër Shqipërisë. Por për Uellsin kjo përballje është marrë shumë seriozisht pasi është testimi i tyre i fundit. Për këtë arsye ka një ankesë që i është drejtuar Komitetit Teknik të gjyqtarëve të UEFA-s për kartonin e kuq të Neco Ëilliams.

Trajneri Robert Page kërkon që të njëjtët lojtarë t’i provojë edhe ndaj Shqipërisë, me të njëjtën vendosje si ndaj Francës. Në krahun e Uellsit nuk e pranonin kurrsesi vendimin për të ndëshkuar me kartonin e kuq Neco Williams.

Gjyqtari i katërt do t’i kërkonte falje stafit të kësaj Kombëtare për vendimin e marrë dhe pritet që lojtari të kthehet kundër Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat