Lazio duhet të plotësojë kërkesat ekonomike të Sarrit

Futboll

Lazio duhet të plotësojë kërkesat ekonomike të Sarrit

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 17:49
Lazio duhet të plotësojë kërkesat ekonomike të Sarrit

Sipas Sky Sport Italia, në shtëpinë e Maurizio Sarri mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një takim midis teknikut toskan dhe drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.

Sarri është ende nën kontratë me Juventusin, por “Zonja e Vjetër” mund të përfundojë marrëveshjen një vit para skadimit të saj, duke paguar i 2.5 milion €.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Chelsea është tashmë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Lazios, pas Simone Inzaghi ka rënë dakord të bashkohet me Interin duke nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Lazio duhet të plotësojë kërkesat ekonomike të Sarrit, ndërsa trajneri beson se skuadra aktuale është mjaft konkurruese dhe vetëm duhen disa afrime cilësore për të bërë një hap përpara.

Sipas Sky Sport, Lazio gjithashtu më parë ka kontaktuar trajnerin e Bolonjës, Sinisa Mihajlovic, por ky i fundit nuk është më një opsion dhe tashmë Sarri mësohet të jetë i vetmi trajner ku janë përqendruar bisedimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat