​Të martën ‘Final 4’ i Ligës së Sportit Shkollor

Futboll

​Të martën ‘Final 4’ i Ligës së Sportit Shkollor

Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:59
Foto Ilustrim

Të martën do të mbahet ‘Final 4’ i Ligës së Sportit Shkollor.

Garat do të mbahen në Rahovec nga ora 10:00 dhe pritet të jenë shumë interesante.

Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në të dyja konkurrencat dhe më pas finalet, po ashtu te vajzat dhe te djemtë, ku do të shpallen kampionët e këtij edicioni.

Në këtë edicion janë zhvilluar shtatë xhiro në qytete të ndryshme të Kosovës, ku më pas janë përcaktuar katër skuadrat e para, te vajzat dhe te djemtë, kurse të martën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet.

Kjo ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Vajzat

SHFMU “Jeronim de Rada” Ferizaj

SHFMU “Bajram Curri” Istog

SHFHMU “Thimi Mitko” Gjilan

SHFMU “SHMU 2” Vushtrri

Djemtë

SHFMU “Bajram Curri” Istog

SHFMU “Ismail Qemaili” Prishtinë

SHFMU “Yll Morina” Gjakovë

SHFMU “7 Marsi” Therandë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat