Sekiraqa shkëlqeu me skuadrën e Malishevës, kjo pritet të jetë e ardhmja e tij

Futboll

Sekiraqa shkëlqeu me skuadrën e Malishevës, kjo pritet të jetë e ardhmja e tij

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:12
Bleon Sekiraqa

Superliga e Kosovës në futboll është në pushim dhe klubet tashmë kanë filluar të përgatiten maksimalisht për sezonin e ardhshëm.

Klubi Futbollistik “Ballkani” në sezonin e ri mund të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit të talentuar, Bleon Sekiraqa.

Sekiraqa së fundmi ka shkëlqyer në Ligën e Parë me skuadrën e Malishevës, ku edhe arritën ta shkruajnë historinë duke u inkuadruar në Superligë.

Mesfushori 20 vjeçar tek skuadra Malishevës ishte në formë huazimi nga Ballkani dhe tashmë me dokumente do jetë përsëri pjesë e “portokallinjve”.

Media ka mësuar se Sekiraqa  ka oferta të shumta në futbollin kosovar, por edhe jashtë saj. Gjithashtu, media ka mësuar se futbollisti është i fokusuar që të bisedoj me dy ekipet Ballkanin dhe Malishevën për të ardhmen e tij.

Kujtojmë se Sekiraqa më parë ka qenë pjesë e kampionëve të Kosovës, FC Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat