Dy skuadra italiane pas Boatengut

Futboll

Dy skuadra italiane pas Boatengut

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:29
Dy skuadra italiane pas Boatengut

Jerome Boateng i dha fund eksperiencës 10-vjeçare me fanellën e Bayernit të Mynihut, ku arriti të fitojë gjithçka, pasi i përfundoi kontrata me gjigantët gjermanë dhe këta të fundit nuk i ofruan një mundësi të re bashkëpunimi.

Për mbrojtësin 32-vjeçar të Gjermanisë janë vënë në lëvizje shumë klube, pasi bëhet fjalë për një lojtar me eksperiencë të madhe dhe mbi të gjitha me parametra zero, teksa me shumë gjasë Italia do të jetë destinacioni i ardhshëm i Boateng.

Igli Tare ka nisur prej javësh bisedimet me mbrojtësin dhe po punon për ta bindur të transferohet në kryeqytetin italian, ndërsa së fundi në garë është përfshirë edhe skuadra e Romës, pasi Boateng ka marrë miratimin e Jose Mourinhos.

Pas eksperiencave te Hertha Berlin, Hamburg dhe Manchester City, Boateng iu bashkua Bayernit të Mynihut në verën e 2011-ës dhe që atëherë numëron plot 364 ndeshje e 10 gola të shënuar me fanellën e bavarezëve.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka qenë pjesë e kombëtares gjermane, ku numëron plot 76 aktivizime dhe një gol, por gjatë dy viteve të fundit është lënë jashtë nga trajneri Joakim Low dhe nuk dihet nëse do të rikthehet sërish nga Flick pas Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat