Zyrtarë të FSHF-së vizitojnë stadiumin në ndërtim

Futboll

Zyrtarë të FSHF-së vizitojnë stadiumin në ndërtim

Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:04
Zyrtarë të FSHF-së vizitojnë stadiumin në ndërtim të Egnatias

Klubi i Egnatias po ecën me hapa galopantë përpara, teksa projekti i tyre ambicioz këtë sezon dha efektet e para pozitive.

Skuadra rrogozhinase u shpall kampione e Kategorisë së parë dhe kthehet pas shumë vitesh në elitën e futbollit shqiptar, aty ku nuk duan të mbeten thjesht kalimtarë.

Vetë presidenti i klubit ka shpallur objektiv për sezonin e ardhshëm Kupat e Europës, ndërsa nga ana e tij nuk mungojnë investimet në infrastrukturën e skuadrës.

Egnatia do t’i shtojë Shqipërisë një tjetër stadium modern, punimet e së cilit janë inspektuar ditën e sotme edhe nga FSHF-ja. Presidenti Demrozi ka pritur në ambientet e impiantit në ndërtim e sipër zyrtarë të Federatës, Lysien Nurishmin, Eduart Gjinin si dhe arkitektin Enea Stavre.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi mbi elementet e çertifikimit sipas standarteve të FIFA-s në ndërtimin e Tribunës dhe fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat