Çmenduri, përfundon në gjyq, ka lindur 4 vite pas vdekjes së nënës

Futboll

Çmenduri, përfundon në gjyq, ka lindur 4 vite pas vdekjes së nënës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:19
Çmenduri, përfundon në gjyq, ka lindur 4 vite pas vdekjes së nënës

Për të ndjekur pasionin e tyre futbollistët bëjnë shpesh sakrifica të mëdha, por ka edhe nga ata që arrijnë edhe deri te mashtirmet ligjore.

Një rast i çuditshëm vjen nga Afrika, aty ku Federata e Kongos akuzon lojtarin Guelor Kanga Kaku për indentitet të rremë. Gjithçka nisi pas humbjes së Kongos në shifrat 3-0 në përballjen me Gabonin.

Kjo disfatë ka shtyrë Federatën e Kongos të gërrmojë thellë në të dhënat e Kanga Kakut, duke gjetur një mospërputhje të madhe. Futbollisti rezulton të ketë lindur 4 vite pas vdekjes së nënës së tij biologjike.

Pra Kanga Kaku nuk është i moshës 30-vjeçare siç pretendon, por 5 vite më i madh.

Për të sqaruar njëherë e mirë këtë histori, gabonezi duhet të japë shpjegime përpara Komitetit të Disiplinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat