Wilshere: Fatkeqësisht, ne nuk arritëm synimin tonë

Futboll

Wilshere: Fatkeqësisht, ne nuk arritëm synimin tonë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:29
Wilshere: Fatkeqësisht, ne nuk arritëm synimin tonë

Jack Wilshere ka treguar se ai nuk është i sigurt nëse do të vazhdojë të luajë për Bournemouth, me kontratën e tij afatshkurtër që po i vije fundi

Ish mesfushori i West Hamit dhe Arsenalit ju bashkua kësaj skuadre në janar dhe nuk arriti që të ndikojë tek ta për një kthim në Premier Ligë, për shkak të humbjes në barazh të Championship kundër Brentfordit.

“Faleminderit të gjithëve në Bournemouth për pesë muajt e fundit. Shokëve të mijë të skuadrës, tërë stafit dhe sidomos tifozëve. Ju ishit të mahnitshëm herën e fundit dhe vazhdimisht me mbështetët mua në këtë kohë”, ka shkruar Wilshere në Instagram.

“Të jem i saktë nuk e di nëse ky ishte fundi. Javët në vazhdim do ju tregoj. Fatkeqësisht, ne nuk arritëm synimin tonë që të kthehemi në Premier Ligë por ende ruaj gjëra pozitive dhe besoj që klubi do të kthehet vitin tjetër aty ku i takon! Verë të këndshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat