Media kroate përmend shqiptarin e Kosovës, përplasjet në Beograd, shiritat e zi dhe vrasjet... 

Futboll

Media kroate përmend shqiptarin e Kosovës, përplasjet në Beograd, shiritat e zi dhe vrasjet... 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:26
Hajduku në vitin 1991, 9 maj

Në historinë e vet të pasur dhe të lavdishme, skuadra kroate Hajduku nga Spliti ka luajtur shumë ndeshje të rëndësishme, jo vetëm ndeshje me rëndësi sportive, por edhe ndeshje që ishin të rëndësishme në trazirat e asaj kohe, disa të luajtura më parë, por disa të tjera gjatë luftës, shkruan media kroate “24 sata”. 

Kjo media përmend edhe Ardian Kozniku, yllin nga Kosova, që ishte pjesë standarde e Hajdukut në vitet e 90-ta.     

“Dhe një nga ndeshjet historike, e cila ishte më shumë se futboll, dhe madje edhe më shumë se sportive, u luajt nga Hajduku në këtë ditë pikërisht 30 vjet më parë, në finalen e Kupës së fundit të ish Jugosllavisë në stadiumin APJ në Beograd kundër Cërvena Zvezdës.

Image

Ardian Kozniku

“Në ato momente kemi menduar më shumë për gjëra të tjera dhe të paktën për futbollin”- kujtoi heroi i takimit, kroati Alen Bokshiç ato kohëra gjatë xhirimeve të dokumentarit "Trofeu i Luftës së Hajdukut", i cili u filmua nga gazetarët e Splitit Alen Orliç dhe Blazh Duplançiç.

Hajduku mundi Zvezdën e favorizuar 1:0 me golin e Bokshiçit dhe fitoi Kupën, Kupa e fundit ish jugosllave, sepse pas kësaj vendi u shpërbë në një luftë të përgjakshme dhe futbolli bie në plan të dytë. 

Por edhe para asaj finale historike, futbolli ishte në prapavijë, dhe drejtuesit e Hajdukut mendonin që mos të udhëtonin fare në Beograd.

Vetëm gjashtë ditë para ndeshjes, 12 pjesëtarë të policisë kroate u vranë në një përplasje me rebelët serbë në Borovo Selo. 

Psikoza ishte e madhe, por në marrëveshje me udhëheqjen politike kroate, u vendos që të udhëtonin për në Beograd. Jo të gjithë donin të shkonin, i vetmi i huaj në ekipin e Hajdukut, çeku Jiri Jeslinek, refuzoi të udhëtonte.

Hajduku në Beograd në një udhëtim të pa shpresë. Edhe pse kishin një skuadër shumë të mirë në të cilën luanin Biliç, Jarni, Bokshiç, Shtimac, Vuçeviç, Kozniku, Jeliçiç... Hajduku luftoi dhe shpresa e tyre e vetme për të shkuar në Evropë ishte të fitonin Kupën. Dhe kjo kundër Zvezdës së favorizuar, i cili po e priste finalen e Kupës së Kampionëve në Bari, në një ndeshje finale që u luajt në një atmosferë armiqësore në Beograd!

Lojtarët e Hajdukut vrapuan në Stadiumin APJ me shirita të zi në krahë, në kujtim të 12 policëve që vdiqën. Por drejtuesit e federatës së asaj kohe u kërkuan atyre të hiqnin shiritin, sepse ata e konsideronin atë një provokim. Sidoqoftë, Hajduk refuzoi, duke shpjeguar se si ata mbajnë shiritin në kujtim të anëtarëve të vdekur të familjes së lojtarëve të Hajdukut, babait Darko Drazhiç dhe vajzës Milija Haxhiabdiq”, shkruan media kroate.

Kroati Ante Mishe nga Vukovar kishte një përvojë veçanërisht emocionuese me ndeshjen dhe gjithçka që ndodhi rreth tij.

“Askush përveç nesh nuk besonte se mund ta fitonim Kupën, por qëndruam të fortë që nga minuta e parë dhe ia dolëm”, tha ai. 

“Pas një kohe, agjentët e APJ-së erdhën në Polud dhe u kërkuan drejtuesve të Hajdukut t'u dhuronin Kupën Marshal Tito, pasi trofeu 17 kilogramësh i përbërë nga argjendi, ata donin ta kthenin në Beograd, por Hajduku refuzoi, ndërsa kupa u varros nga ekonomisti i ndjerë Juko Striniç në një vend të fshehtë. Atë e kthyen në sallën e trofeve Polud vetëm në vitin 2008 dhe qëndron ende edhe sot, si një kujtim i një fitoreje të madhe, jo vetëm sportive”, shkruan mes të tjera media kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat