A do të kandidojë për kryetar të FFK-së? Flet Kujtim Shala

Futboll

A do të kandidojë për kryetar të FFK-së? Flet Kujtim Shala

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2021 Në ora: 13:17
A do të kandidojë për kryetar të FFK-së? Flet Kujtim Shala

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, është duke shikuar me qetësi zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës.

Kujtim Shala tregon se a do të kandidojë për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai shpesh pyetet nga dashamirët e lojës së futbollit, pse nuk kandidon për kryetar të FFK-së?  

“A do të kandidoj për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës?

Është një numër i madh që më pyesin: Pse Kujtim nuk po kandidon?

Po e mendoj kandidimin tim!

Ka ardhur koha të mendojmë për të mirën e futbollit të Kosovës. Kosova është industri e futbollit, ne nuk jemi Gjibraltar e as San Marino, ne jemi diku afër të fuqishmëve. 

A do të kandidoj? Do ta mendoj këtë punë. Ka kohë që e kam një presion nga dashamirët e futbollit, që kërkojnë të jem në krye të FFK-së?

Nëse do të jem, iu garantoj se FFK do të jetë një shembull jo vetëm i rajonit. Ende nuk kam vendosur asgjë, po e mendoj.

Faleminderit për të gjithë ata që me duan në krye të FFK-së dhe që vazhdimisht më pyesin pse nuk po kandidojë, aty e keni vendin.

Të shohim”, thotë Kujtim Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish futbollisti i Lirisë nga Prizreni, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave franceze e gjermane, një ndeshje me kombëtaren e Kroacisë, ende nuk ka vendosur asgjë, po e mendon këtë punë me gjakftohtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat