Gonzalo humb njeriun më të afër

Futboll

Gonzalo humb njeriun më të afër

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:23
Gonzalo humb njeriun më të afër

Shuhet Nancy Zacarias, nëna e Gonzalo dhe Federico Higuain, dy futbollistëve argjentinas që luajnë në MLS.

Nancy prej vitit 2016 ishte operuar për shkak të sëmundjes së kancerit dhe kohët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të.

Luftoi shumë, por në fund nuk ia doli dot dhe në familjen Higuain ka zi. Nancy ishte e lidhur ngushtë me sportin, pasi edhe partneri i saj, Jorge Higuain, ka luajtur në të shkuarën si mbrojtës për klube si Boca Juniors dhe River Plate.

Gonzalo marsin e shkuar u largua nga Juventusi drejt Argjentinës për t’i qëndruar pranë nënës së tij, që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Sulmuesi madje ishte gati edhe ta linte futbollin dhe këtë e ka pranuar edhe vetë.

“Isha gati ta lija futbollin, por nëna ime më tha jo dhe se duhet të vazhdoja. Nëse do varej nga unë, do të hiqja dorë. E dua futbollin, por më shumë dua nënën time. Ma tha që nuk do të më lejonte ta lija futbollin për të”, tregonte Higuain në një intervistë të dhënë për “Marca”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat