Mainz trondit Bayernin

Futboll

Mainz trondit Bayernin

Nga: K.G. Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:28
Mainz trondit Bayernin

As laiku më i madh nuk do të kishte besuar, se sot Bayern  Munihu do të mposhtet në udhëtim me 2:1 nga Mainz. 

Megjithatë, kjo humbje tronditëse për Bayernin, nuk do të thotë asgjë sepse aspak nuk ia rrezikon titullin e kampionit, pasi që kanë 10 pikë më shumë se Leipzig, por që kanë një ndeshje më shumë.

Burkardt (3') e Quaison (37') shënuan për fitoren e Mainzit dhe Lewandowski (90+3’) për Bayernin 

As sulmuesit i rikthyer Robert Lewandowski nuk i ndihmoi aspak Bayernit.

Bayerni kryeson me 71 pikë, nëse dështon Leipzig, ata do të shpallen zyrtarisht kampion të ri dhe Mainz është i 12-ti me 34 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat