​Liverpool-Newcastle, formacionet zyrtare

Futboll

​Liverpool-Newcastle, formacionet zyrtare

Më: 24 prill 2021 Në ora: 13:25
​Liverpool-Newcastle

Gjiganti anglez Liverpooli do të zhvilloj sot ndeshje si vendas, në stadiumin “Anfield Road” kundër skuadrës së Newcastle, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 33 në Premier Ligën angleze.

“Të Kuqtë” do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Top 4, që të kualifikohen për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Pas 32 ndeshjeve, Liverpooli zë vendin e shtatë me 53 pikë, vetëm dy pikë larg vendit të katërt, Chelseat. Kurse Newcastle pas 32 ndeshjeve gjendet në pozitën e 15 në tabelë, me vetëm 35 pikë të arkëtuara.

Të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gomez, Henderson, Kelleher, Matip, Origit dhe Virgil van Dijk.

Në anën tjetër, tek Newcastle nuk do të paraqiten Darlow, Fraser, Hayden dhe mbrojtësi Jamal Lascelles.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-2-3-1): Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Kabak, Robertson; Thiago, Wijnaldum; Mane, Firmino, Salah, Jota

Newcastle United (3-5-2): Dubravka; Dummett, Clark, Fernandez; Ritchie, Almiron, Shelbey, Longstaff, Murphy; Joelinton, Allan Saint-Maximin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat