Superliga Europiane ka tronditur jo pak botën e futbollit

Futboll

Superliga Europiane ka tronditur jo pak botën e futbollit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:42
Superliga Europiane ka tronditur jo pak botën e futbollit

Superliga Europiane ka tronditur jo pak botën e futbollit, ku shumë figura legjendare kanë dalë kundër këtij kompeticioni.

Presidenti i Arsenalit foli ditën e djeshme, ku iu kundërvu tifozëve duke thënë se ata nuk duan të shohin ndeshje ndaj Barcelonës, por ndaj Stoke Cityt.

Një deklaratë e tillë i acaroi edhe më shumë tifozët e Arsenal, por edhe ish-lojtarë, që kanë shkruar historinë e klubit. Një prej tyre është edhe Ian Wright, i cili i është kundërpërgjigjur presidentit të “Topçinjve”, duke i thënë se ai nuk kupton diçka thelbësore.

“Josh (Kroenke), nuk kupton diçka thelbësore, që futbolli është garë dhe që të arrish diku duhet ta meritosh.

Unë dhe çdo tifoz i Arsenalit normal që dëshiron të shohë një përballje ndaj Barcelonës, por që të bësh diçka të tillë duhet ta meritosh!”, përfundoi Weight.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat