Koeman: Sa herë që humbas një ndeshje, më pyesni për të ardhmen time

Futboll

Koeman: Sa herë që humbas një ndeshje, më pyesni për të ardhmen time

Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:40
Ronald Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos.

Barcelona do të përballet me Athletic Bilbao në kuadër të finales së Copa del Rrey nesër.

Por, holandezi u pyet për të ardhmen e tij dhe kjo gjë duket se e ka nervozuar paksa.

“Është e çuditshme se sa herë që i përgjigjem pyetjeve tuaja për të ardhmen time, çdo herë kur humbas një ndeshje, më pyesni për të ardhmen”, tha ai.

“Nuk jam dakord me këtë gjë, por duhet ta pranoj”, shtoi ai.

“Unë mendoj vetëm të bëj punën time, kam akoma një vit tjetër në kontratë me Barcelonën dhe për mua është një kënaqësi të jem këtu”, tha Koeman.

“E di çfarë mund të ndodhë nëse fitoj gjithashtu e di çfarë do të ndodhë nëse humbas”, përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat