Brdariç: Barazimi i shkoi për shtat lojës së dy ekipeve

Futboll

Brdariç: Barazimi i shkoi për shtat lojës së dy ekipeve

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:16
Brdariç: Barazimi i shkoi për shtat lojës së dy ekipeve

Tomas Bradriç ka folur pas ndeshjes me të kuqtë dhe sipas tij, Vllaznia ka vujatur edhe nga mungesat e titullarëve.

Në prononcimin që ka dhënë në “gol pas goli”, trajneri i Vllaznisë, Brdariç ka pohuar: “Sigurisht në lojë hyjmë për të fituar, por në pjesën e parë ishte e vështirë të hyjmë në lojën tonë për arsye të erës dhe pati Partizani mundësi të rrezikonte. Pastaj në pjesën e dytë na favorizoi dhe mund të hynim në lojë më shumë.

Ne besojmë gjithmonë te lojtarët dhe u japim mundësinë të luajnë. Ndaj Partizanit është e vështirë, patëm raste, jo gjithmonë rastet mund të shfrytëzohen, por duhet të vazhdojmë përpara.

Nuk jam dakord që Partizani ishte më i mirë në pjesën e parë kishte favorin e erës.

Pjesa e dytë ishte e barabartë, patën edhe ata shanset e tyre, por nuk është se kishte superioritet të tyre.

Sigurisht që Gurishta është lojtar i mirë për ne, nuk luajti as Imami. Nuk dua të luaj për ata që nuk ishin por për ata që ishin në fushë e të cilët bënë detyrën e tyre”, – tha pas sfidës me të kuqtë trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat