Atletico, objektiv fitimin e titullit kampion në Spanjës

Futboll

Atletico, objektiv fitimin e titullit kampion në Spanjës

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:48
Atletico, objektiv fitimin e titullit kampion në Spanjës

Atletico ka si objektiv këtë sezon fitimin e titullit kampion në Spanjës, trofe që mungon prej vitit 2014.

Ekipi i Diego Simeones ka bërë mirë deri në këtë fazë të sezonit dhe kryeson La Liga me 4 pikë më shumë se Barcelona dhe 6 mbi Real Madrid.

Ndeshjet e kombëtareve përfunduan dhe disa lojtarë të Atleticos pësuan dëmtime gjatë takimeve me shtetet e tyre. Joao Felix ndjeu probleme gjatë sfidës jashtë fushe me Luksemburgun. Ylli ofensiv u detyrua të zëvendësohet në minutën e 68-të.

Për fat të mirë, 21-vjeçari nuk ka probleme të mëdha dhe do të jetë gati për takimin e ditës së diel kundër Sevilla në transfertë. Dëmtim pësoi edhe Carrasco, por lojtari belg është i pezulluar kundër Sevilla dhe mund të rikuperohet qetësisht.

Ndërkohë, El Desmarque thekson se Jose Maria Gimenez, shtylla uruguaiane e mbrojtjes së skuadrës së Simeones, ka lënë pas problemet fizike dhe është bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat