Bukuroshja italiane ia rrëmben zemrën Mbappes

Futboll

Bukuroshja italiane ia rrëmben zemrën Mbappes

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:44
Bukuroshja italiane ia rrëmben zemrën Mbappes

Lajmet e fundit nga e përjavshmja “Oggi” flasin për një natë pasioni midis Marialuisa Jacobelli, influencueses dhe vajzës së gazetarit Xavier Jacobelli, dhe Kylian Mbappé, yllit të PSG.

Sipas versionit që do të lexohet nesër në revistën e njohur, “duket se ata ia lejuan vetes të kalojnë një natë të zjarrtë në apartamentin luksoz të një hoteli parizien me pesë yje”.

Kjo është ajo që e përjavshmja parashikon në faqen e saj të internetit. “Shkëndija goditi mes të dyve”, – lexojmë përsëri.

Bukuroshja italiane ishte në Paris disa ditë më parë, siç tregojnë “story” e saj në Instagram, ndërsa personat e afërt thonë se është njohur dhe takuar me sulmuesin e PSG-së.

Flitet për një takim në një suitë luksoze të një hoteli të njohur në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat