Xhaka: Qëllimisht jam shënjestër e kritikëve

Futboll

Xhaka: Qëllimisht jam shënjestër e kritikëve

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:06
Xhaka: Qëllimisht jam shënjestër e kritikëve

Granit Xhaka pretendon se është “qëllimisht” në shënjestër të kritikëve, por mesfushori i Arsenalit këmbëngul se kundërshtarët nuk do ta thyejnë dot atë dhe se si gjithmonë do të kthehet më i fortë. 

Mesfushori shqiptar ka ngritur pikëpyetje lidhur me rekordin e tij disiplinor dhe vlerën që ka pasur për skuadrën londineze gjatë periudhës 5-vjeçare në “Emirates Stadium”.

Ai është ndëshkuar disa herë me kartonë të kuq të kushtueshëm për Arsenalin dhe përplasje të ashpra me kundërshtarët, por 28-vjeçari ndjen sikur është bërë një “thes kurbani”, që e godasin të gjithë kritikët:

 “Ju duhet të jetoni me kritikat në futboll, por gjithçka duhet të ketë kufij. Ka lojtarë të tjerë që marrin kartonë të kuq, por nuk kritikohen aq shumë sa unë.

Ndonjëherë ndiej se mua më bëhet qëllimisht një çështje më e madhe sesa është në të vërtetë. Sidoqoftë, kjo nuk do të më thyejë. Kam kapërcyer mjaft situata të vështira, më kanë bërë më të fortë, pa dyshim për habinë e shumë njerëzve”.

Lidhur me këtë sezon, Xhaka shtoi: “Ky ka qenë një sezon me ulje dhe ngritje për Arsenalin. E filluam mirë, por më pas nuk arritëm të merrnim pikë në një seri ndeshjesh.

Në Premier League jemi përsëri larg zonës europiane. Do të na duhet një sforco e mjaftueshme për të hyrë në garë për zonën Champions. Kësisoji, do të jetë absolutisht jetësore për ne që të arrijmë në finalen e Ligës së Europës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat