Tuchel me tre objektiva të mëdha për mbrojtjen

Futboll

Tuchel me tre objektiva të mëdha për mbrojtjen

Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:09
Thomas Tuchel

Trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel po kërkon përforcime të reja mbrojtëse këtë verë dhe tashmë thuhet se ka identifikuar lojtarët.

Blutë kanë një rekord shembullor në mbrojtje që kur Tuchel mori detyrën, duke pësuar vetëm dy gola në 13 ndeshje nën sistemin e tij të ri me tre apo pesë mbrojtës.

Sidoqoftë, Tuchel pritet të caktojë ndryshimet këtë verë për të vulosur autoritetin e tij në skuadër.

Sipas mediumit The Athletic, Tuchel ka identifikuar tashmë tre qendërmbrojtës të klasit botëror të cilët ai dëshiron t’i sjellë këtë verë në Stamford Bridge.

Njëri nga ata është fituesi i shtatëfishtë me Bayern Munich, Niklas Sule, i cili përballet me një konkurrencë të fortë për vendin e titullarit në Allianz Arena.

Reprezentuesi i Francës U21 dhe lojtari i RB Leipzig, Ibrahima Konate është gjithashtu në listën e dëshirave të Tuchel.

Së fundi, mbrojtësi i fuqishëm i Atletico Madridit, Jose Gimenez do të jetë një alternativë më me përvojë, pasi ka shtatë sezone të rregullta në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat