Henry nuk e fshehu dëshirën...

Futboll

Henry nuk e fshehu dëshirën...

Më: 12 mars 2021 Në ora: 11:54
Henry nuk e fshehu dëshirën...

Pasi përshëndeti Montreal Impact, për të qëndruar pranë familjes, Thierry Henry nuk e fshehu dëshirën për t’u rikthyer në drejtimin e një skuadre në Europë.

Gjatë një interviste ai nuk e fshehu dashurinë e tij për Arsenalin. I pyetur se kë skuadër do të dëshironte të drejtonte, francezi nuk nguroi të deklaronte se nëse pyesni një tifoz të Arsenalit nëse dëshiron të stërvisë “topçinjtë” atëherë përgjigja do të ishte po.

43-vjeçari pohoi gjithashtu se te Arsenali do të pranonte çfarëdo lloj pune, edhe nëse do t’i ofronin të qëndonte si magazinier përgjigja do të ishte po.

Gjithashtu Henry deklaroi se edhe nëse i thonin të punonte si kopshtar në Emirates ai sërish do të thoshte po.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat