Disa nga lojtarët që ndoshta keni ‘harruar’ se kanë luajtur në këto skuadra, ndër to Mustafi në Everton

Futboll

Disa nga lojtarët që ndoshta keni ‘harruar’ se kanë luajtur në këto skuadra, ndër to Mustafi në Everton

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Gjithmonë janë disa transferime në çdo afat veror që i mahnitin tifozët.

Kush mund ta harrojë kur ‘dështimi’ i West Hamit, Julian Faubret kaloi te Real Madrid, ose kur Sol Campbell vendosi t’i bashkohet Notts Country ngase mendonte se ishte vendimi më i mirë për karrierë.

Tani rikthehemi në kohë, ku disa nga yjet kanë luajtur në disa skuadra, që i keni harruar, ose ndoshta edhe nuk i keni ditur.

Fabinho – Real Madrid

Mesfushori i Liverpoolit vazhdon të shkëlqejë, por është vërtetë e çuditshme ta shohësh në fanellën e Realit.

Gjatë ditëve të tij më herët, Fabinho u huazua te Real Madrid Castilla nga Rio Ave në vitin 2012 duke bërë një paraqitje për ekipin e parë një vit më vonë.

Kieran Trippier – Manchester City

Anglezi ishte pjese e Cityt, por nuk ia doli të tregojë kualitetin në fanellën e kaltër.

Ai bëri disa paraqitje, ndër to ndeshje parasezonale kundër Barcelonës në “Camp Nou” në vitin 2009, para se të udhëtonte me skaudrën që vizitoi Amerikën pas 12 muajve.

Maicon – Manchester City

Në shtetin e tij, Maicon është një ndër më të njohurit.

Por, ai pas një huazimi te Inter, u transferua te City në vitin 2012 dhe shpresat ishin vërtetë të larta.

Sidoqoftë, pas 13 paraqitjeve u rikthye në Seria A, ngase nuk u përshtat në lojën angleze.

Shkodran Mustafi – Everton

Shqiptari muajin e kaluar ndërpreu kontratën me Arsenalin duke kaluar te Schalke, por “Topçinjtë” nuk ishte skuadra e parë e tij angleze.

Në vitin 2009, kur ishte 17-vjeçar, akademia e Evertonit nënshkroi me Mustafin, që debutoi në dhjetorin e atij viti.

Kjo ishte paraqitja e tij e vetme, para se te transferohet te Sampdoria, Valencia dhe pastaj nënshkroi me Arsenalin për 35 milionë euro.

Marcos Alonso – Sunderland

Mbrojtësi i Chelseas ishte pjesë e Sunderlandit në janarin e vitit 2014, bëri 20 paraqitje duke dëshmuar se ishte i gatshëm të adaptohet, pastaj u largua.

Jerome Boateng – Manchester City

Para se të fitonte 21 trofe me Bayernin, Boateng kaloi një sezon jo të lehtë me Roberto Mancinin në “Etihad”.

Nënshkrimi me vlerë më të lartë se 10 milionë euro, bëri që pritjet të jenë të larta për gjermanin, por pasi u shit te Bayern Munich shumë pak mendonin se do bëhej mbrojtës i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat