Pochettino shumë entuziast për yllin e ri

Futboll

Pochettino shumë entuziast për yllin e ri

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Pochettino shumë entuziast për yllin e ri

Ku i dihet nëse tifozët e Juventus do të kenë menduar përsëri për shitjen tek Everton e Moise Kean pasi kanë parë golin e tij kundër Barcelona-s.

Sulmuesi italian ka qenë protagonist në ndeshjen e fituar nga skuadra e tij e re, PSG, në 1/8-at e Champions League.

Trajneri i francezëve, Mauricio Pochettino, është shprehur shumë entuziast për yllin e ri:

“Kean nuk më befason. Ka një potencial të madh dhe e dimë se mund të na ndihmojë të fitojmë ndeshjet. E tregon shpesh, është një lojtar që na gëzon shumë, por nuk jemi të habitur me lojën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat