Muçi te Legia e Varshavës, e prezantojnë në Poloni

Futboll

Muçi te Legia e Varshavës, e prezantojnë në Poloni

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:44
Muçi te Legia e Varshavës, e prezantojnë në Poloni

Sipas të gjitha gjasave Ernest Muçi do të luajë ndeshjen e fundit me Tiranën kundër Teutës. Talenti shqiptar pritet që të transferohet në Poloni, atje ku do t’i bashkohet kampionëve të Legias. Në mediat polake raportohet se nuk do të humbet më koha, për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit të Tiranës.

Merkato në Poloni mbyllet në datën 24 shkurt, duke i dhënë mundësinë kështu Legias që ta ketë në dizpozicion Muçin menjëherë për këtë sezon. Për shkakun e interesimeve të shumta në numër, Legia u tërhoq disi më mbrapa dhe vazhdoi kontaktet me Tiranën “në fshehtësi”.

“Sportoëefakty” ka bërë një prezantim të Ernest Muçit për ta konsideruar si lojtarin më të ri të Legias, megjithëse pritet ende zyrtarizimi. “Informacioni më i rëndësishëm është se Ernest Muci, një lojtar i KF Tirana, do të blihet nga Legia përfundimisht, nuk do të jetë një huazim si në rastin e Artem Shabanov ose Nazarija Rusyn, të sjellë nga Dinamo e Kievit. Detajet për sulmuesin shqiptar janë duke u marrë ende.

Dhe kush është futbollisti që së shpejti duhet të nënshkruajë një kontratë me Legian? Disa mendime janë se ai është një nga talentet më të mëdhenj në Ballkan dhe me siguri më i madhi në Shqipëri. Legia e shikonte atë për një kohë mjaft të gjatë, bisedimet kishin vazhduar për disa javë, por për shkak të interesit të shumë klubeve të tjera, pala polake u përpoq të mbante gjithçka në fshehtësi.

Ishte joshëse për Legian që, nga njëra anë, lojtari është më pak se 20 vjeç, por nga ana tjetër, ai ka përvojë të konsiderueshme në futbollin e të rriturëve. Në Lazienkoëska, ata e shohin Mucin si një lojtar të gjithanshëm në formacionin sulmues.

Përparësitë? Skautët e Legia, duke parë këtë lojtar, i kushtuan vëmendje të veçantë faktit që Muci ka një aftësi të madhe për të “skanuar” hapësirën përreth tij, në sajë të së cilës ai shpesh merr vendime të mira kur dhe si të vrapojë në zonën kundërshtare. Modele të ndryshme vëzhgimi treguan se kur bëhet fjalë për cilësi sulmuese, Muci është në krye të kampionatit shqiptar. Arrin që ta kalojë kundërshtarin me prekjen e parë.

Kalon vijën e fundit të mbrojtjes. Futbollisti nuk ka frikë të godasë portën, ai gjeneron 2.58 gjuajtje për ndeshje, megjithëse (të paktën në këtë fazë) nuk ka instinkt “vrasës”. Për shkak të moshës së tij të re, megjithatë, mendimet janë se Muci mund të përmirësohet ndjeshëm në këtë drejtim. E rëndësishmja, godet nga të dy këmbët. Një tjetër plus është aftësia për të depërtuar pasime në zonën më të rrezikshme për kundërshtarin, “duke kaluar vijën e fundit të mbrojtjes”.

Nuk fiton dot duele në ajër. E keqja (akoma – të paktën në këtë fazë) është se shqiptari mjaft shpesh humbet topin në driblim, por në të njëjtën kohë ai është shquar për guximin e tij në duele. Përsëri: vlerësimet e vëzhguesve janë të tilla që efektiviteti në këtë drejtim do të rritet me moshën. Nga disavantazhet e tjera: nuk ka kuptim të dërgosh topat e sipërm tek ai. Shqiptari fiton vetëm 18 përqind të dueleve ajrore.

Siç u përmend më sipër, transferimi nuk ka përfunduar ende, por gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. A do të jetë Muci përforcimi i fundit këtë dimër? Po mund të jetë”, shkruhet në artikull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat