Premierliga konfirmon vetëm dy raste me COVID-19 në javën e fundit

Futboll

Premierliga konfirmon vetëm dy raste me COVID-19 në javën e fundit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Numrat me COVID-19 në Premierligë ka nisur të bien.

Vetëm dy raste kanë dal pozitive në testimet e javës së fundit bërë nga 20 klubet.

Ky numër është më i ulëti në këtë edicion, derisa gjatë këtij muaji ka pasur vetëm 33 raste pozitive.

“Dy raste pozitive në 1487 testime te lojtarët dhe stafi për 20 klubet”, shkruhej në komunikatë.

Emrat e lojtarëve ose stafit të klubit që kanë dal pozitiv nuk janë bërë të ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat