Prishtina homazhe të varri i Adem Jasharit, para sfidës me Barcelonës

Futboll

Prishtina homazhe të varri i Adem Jasharit, para sfidës me Barcelonës

Nga: K.G. Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:13
Prishtina homazhe të varri i Adem Jasharit, para sfidës me Barcelonës

Mabetex Prishtina në futsall sot ka bërë homazhe të varri i Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të varri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

“Para nisjes, vazhduam vizitën aty ku u dha gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë.

Sot ishim edhe në Prekaz, për të bërë homazhe tek Kompleksi Memorial aty ku pushon Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili u sakrifikua që gjeneratat e reja sot ti jetësojnë ëndrrat e tyre, pa i penguar askush. 

Nga Prekazi ne falënderojmë dhe kujtojmë të gjithë familjet e dëshmorëve, martirët dhe të rënët për lirinë e vendit. LAVDI”, njofton faqja e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat