Lajmi i bujshëm qarkullon në mediat italiane, mesfushori i Milanit pranë huazimit te skuadra e madhe shqiptare

Futboll

Lajmi i bujshëm qarkullon në mediat italiane, mesfushori i Milanit pranë huazimit te skuadra e madhe shqiptare

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:24
Emir Murati

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Sipas “Tuttomercatoweb”, Vllaznia është duke u përgatitur për një tjetër goditje në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar Emir Murati, i cili është pjesë e të rinjve të milanit.

Futbollisti i datëlindjes 2000, pritet të huazohet te kryesuesit në fuqi të Kategorisë Superiore, deri në fund të sezonit.

Aventura e fundit e Muratit ka ka qenë te Pro Sesto në Serinë C, por nuk ka gjetur hapësira dhe është rikthyer në klubin kuqezi. Mesfushori ka lindur në Itali, por ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë, teksa pritshmëritë për të janë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat