Ish trajneri i skuadrës shqiptare kujton rastet e humbura kundër Zvezdës 

Futboll

Ish trajneri i skuadrës shqiptare kujton rastet e humbura kundër Zvezdës 

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:43
Ish trajneri i skuadrës shqiptare kujton rastet e humbura kundër Zvezdës 

Egbo kujton ndeshjen e Tiranës kundër Crvena Zvezdës: I gjithë vendi ende flet për këtë

Ish-trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo e ka komentua ndeshjen ndaj Cërvena Zvezdës në eliminatoret e Champions League.

Trajneri nigerian që e drejtoi Tiranën në këtë ndeshje, është krenar me mënyrën se si skuadra e tij kishte luajtur.
Tirana kishte humbur 0:1 nga skuadra serbe, duke u zhvendosur në Europa League.

“Përkundër faktit se kemi humbur, i gjithë vendi ende flet për këtë. Edhe trajneri dhe futbollistët e Cërvena Zvezdës ishin të hutuar për mënyrën se si kemi luajtur”, ka thënë Egbo, i cili është shkarkuar tashmë nga kryeqytetasit.

“Edhe pse humbëm, kishim raste më shumë, por fatkeqësisht lojtarët tanë nuk i konrektizuan dhe ne u eliminuam.

Por, me kokën lart, sepse bëmë një lojtarë të mrekullueshme”, tregon më tej ai.

Siç shpjegon Egbo, kjo ndeshje ishte një përvojë e shkëlqyer për të dhe skuadrën.

“Nuk do të them se kam mësuar shumë, por kam mësuar se gjithçka është e mundur nëse besoni. Ne treguam atë në mënyrën se si kemi luajtur. Lojtarët besuan në vetvete”, shtoi Egbo në mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat