Rabotniçki, testi i parë për skuadrën shqiptare 

Futboll

Rabotniçki, testi i parë për skuadrën shqiptare 

Nga: K.G. Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:21
Rabotniçki, testi i parë për skuadrën shqiptare 

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, po përgatitet për pjesën e dytë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.  Renova do t’i luajë tri ndeshje miqësore gjatë përgatitjeve dimërore.

Pas fillimit të përgatitjeve, skuadra e trajnerit Qatip Osmani do të ketë miqësoren  e parë ndaj Rabotniçkit më 24 janar. Vetëm dy ditë më vonë, ata do të luajnë në Tetovë kundër Dritës nga Bogovina.

Dueli me ekipin e ligës së dytë, Ohri, është caktuar për 3 shkurt në Ohër, dhe gjatë përgatitjeve përgjatë bregdetit të Ohrit, janë rënë dakord edhe për disa ndeshje tjera miqësore.

Renova luan ndeshjen e parë në pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë kundër Bellasicës në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat