Haaland kalon te Barcelona nëse fiton zgjedhjet Rousaud?

Futboll

Haaland kalon te Barcelona nëse fiton zgjedhjet Rousaud?

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:30
Haaland kalon te Barcelona nëse fiton zgjedhjet Rousaud?

Një kandidat për president të klubit të Barcelonës, Emili Rousaud, pretendon se ka nënshkruar marrëveshje për Erlind Haaland të Borussia Dortmundit.

Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeut në tetor, zgjedhjet për të parin e klubit spanjoll do të mbahen me 24 janar.

Janë 10 kandidatë të cilët duan të marrin drejtimin e FC Barcelonës dhe njëri nga ta ka dashur të bëjë për vete tifozët “blaugrana” duke thënë se Haaland ka arritur marrëveshje për të kaluar te ish-kampionët e Spanjës.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar agjenti i lojtarit, Mino Raiola në një intervistë për “Sport1”.

“Lajm i rremë! Unë kurrë nuk kam biseduar me ndonjë kandidat presidencial të Barcelonës në lidhje me Haaland dhe nuk do ta bëj. Nëse do të ketë një president të ri të zgjedhur në janar, ai mund të më telefonojë”, ka thënë Raiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat