Federata angleze po e heton Cavanin

Futboll

Federata angleze po e heton Cavanin

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Federata angleze po e heton Cavanin

Telashe të mëdha mund ta presin yllin e Manchester Unitedit, Edison Cavani. Federata Angleze ka hapur një dosje, ku akuzon Cavanin për racizëm, pas “historisë” së tij në Instagram, në të cilën e quajti një mik “të z..”.

Cavani ditë më parë mohoi gjitha këto gjëra duke thënë se është e pakuptim që ai të cilësohet si racistë kur shumë miq të tij i ka me ngjyrë. Sipas FA, ky fakt shkoi kundër sjelljeve të pritura nga profesionistët, duke iu referuar “ngjyrës dhe / ose racës dhe / ose etnisë së origjinës”.

Federata Angleze e Futbollit deklaroi: “Edinson Cavani akuzohet për sjellje të keqe, për shkelje të Rregullës E3 të FA, në lidhje me një postim në mediat sociale të enjten, 29 nëntor 2020. Duke qenë kundër Rregullit FA E3.1, ai koment i postuar në faqen e Instagramit të lojtarit të Manchester United, ishte fyes dhe / ose abuziv dhe / ose i papërshtatshëm dhe / ose diskreditues për lojën”.

Nga ana e tij, Manchester United ka qenë i shpejtë për t’iu përgjigjur kësaj deklarate, duke thënë se “nuk kishte absolutisht asnjë qëllim të keq pas këtij mesazhi, i cili u hoq shumë shpejt, që të mos keqinterpretohej”.

Cavani ka kohë deri më 4 janar për t’iu përgjigjur akuzave, në pritje të një sanksioni të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat