Zogaj nga Kosova referon derbin e madh të Zvicrës

Futboll

Zogaj nga Kosova referon derbin e madh të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:31
Zogaj në mes me stemë të FIFA-së

Gjyqtari ndërkombëtar Bekim Zogaj, është caktuar për të ndarë drejtësinë në derbin e madh të Zvicrës, mes Basel dhe Young Boys, në kuadër të javës së 12-të. 

Zogaj nga Kosova, me nënshtetësi të Zvicrës, për të pestën herë e gjykon këtë derbi të madh sivjet (katër herë në ligë dhe një herë në finale të Kupës së Zvicrës) ose siç thonë zviceranët Bekim asistenti për ndeshjet e mëdha!

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistentë Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, gjyqtari i katërt Lukas Fahndrich, po ashtu janë edhe Fedayi San (VAR) dhe Nikolai Hanni (Avar). 

Ndeshja luhet nesër në orën 20.30 në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel. 

Një derbi i madh që luftohet për vend të parë. Young Boys kryeson me 21 pikë, ka dy pikë më shumë dhe një ndeshje me pak se Baseli në vend të dytë. 

Për Zogajn është edhe një sfidë e madhe por edhe një privilegj, për faktin se iu besua edhe një derbi i madh dhe kryesisht falë referimeve të shkëlqyeshme qoftë në rrafshin ndërkombëtar qoftë në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat