Van der Sar: Zbulimi i talenteve si De Ligt është litar shpëtimi për Ajaxin

Futboll

Van der Sar: Zbulimi i talenteve si De Ligt është litar shpëtimi për Ajaxin

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 18:16
Matthijs de Ligt

Drejtori sportiv i Ajax, Edwin van der Sar beson se zhvillimi i talenteve si Matthijs de Ligt është litar shpëtimi i klubit.

De Ligt tani ka vendosur për një kalim në Juventus dhe tashmë ka pranuar kushtet personale me klubin.

Ajax dhe Juve janë gjithashtu afër pranimit të transferimit për shumën e 70 milionë eurove.

“Është një litar shpëtimi, përgjithësisht, pjesë e historisë së ekipit tonë. Ne jemi një pikë e vogël në këtë planet, kështu që ne duhet të jemi inovativë dhe krijues”, tha van der Sar.

“Qëllimi i Ajax  është të zhvillojë këto talente për t’u bërë kampionë si Cruijff, Bergkamp, Seedorf dhe kohët e fundit si De Jong dhe De Ligt. Ajax është pjesërisht i varur nga lojtarët e ekipeve të të rinjve. Kur ju nuk keni mundësi për të blerë yje, ju duhet të jeni të zgjuar dhe sigurohuni që të arrini suksese në mënyra të ndryshme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat