Fernando Alonso “pole position” në garën 24-orëshe të La Mansh

Formula 1

Fernando Alonso “pole position” në garën 24-orëshe të La Mansh

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:18
Fernando Alonso

Makina Toyota TS-050 Hybrid me numrin e pilotuar nga pilotët Fernando Alonso, Kazuki Nakajima dhe Sebastian Buemi ka siguruar “pole position” sot në garën 24-orëshe të La Manshit, e cila do të nisë të shtunën, me start në orën 15:00 (do të mbyllet të dielën në të njëjtën orë).

Ishte Nakajima ai që dha kohën më të mirë, duke e bërë makinën japoneze favoriten kryesore për të fituar garën e dytë 24-orëshe të këtij viti. Provat e sotme u zhvilluan fillimisht në kohë me diell e më pas me shi, duke bërë që pilotët të zbresin në pistë më shumë në pjesën e parë dhe më pas thjesht për të testuar makinat. KJo është gara e dytë 24-orëshe ku merr pjesë Alonso, që në janar mori pjesë në eventin e zhvilluar në Daytona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat