Leclerc pranon: Ai po garon më mirë se unë

Formula 1

Leclerc pranon: Ai po garon më mirë se unë

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:54
Charles Leclerc mesin e pilotëve

Ballafaqimi mes dy pilotëve të Ferrari këtë sezon të Formula 1 është 3-0 për Carlos Sainz, që i ka fituar të gjitha duelet direkte në pistë me shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc.

Madje spanjolli ka fituar edhe një garë, ndërkohë që mungoi në Jedah për shkak të operacionit.

Leclerc këtë sezon ka zhgënjyer edhe në armën e tij të fortë, provat zyrtare, ku jepte gjithnjë kohë të shkëlqyera. “Mendoj se është e thjeshtë. Sainz po bën një punë më të mirë”, tha Leclerc në prag të garës së Kinës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Shanghai.

“Në Bahrein është e vështirë të bësh një krahasim, sepse kisha disa probleme me frenat.

Megjithatë, në dy garat e fundit ai ka qenë më i fortë. Kështu që, tani më takon mua të punoj, veçanërisht në fazën kualifikuese, që zakonisht është një pikë e fortë”, u shpreh monogasku.

“Sainz po piloton në një nivel shumë të lartë dhe mendoj se kjo është mirë për ekipin.

Është e mrekullueshme edhe për mua. Unë kam punuar shumë në këtë aspekt dhe normalisht kur punoj në një aspekt, jam mjaft i sigurt se do të përmirësohem shumë shpejt. Duhet ta dëshmoj në pistë duke filluar nga kualifikimet e Kinës”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat