Lorenzo dominon provat e lira

Formula 1

Lorenzo dominon provat e lira

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:13
Lorenzo dominon provat e lira

Pas fitores dy javë më parë në pistën e Mugello, piloti spanjoll Jorge Lorenzo ka treguar një formë të mirë edhe sot në pistën e Montmelo, në Barcelonë, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës në Moto GP. Piloti i Ducatit dha kohën 1’38”930, duke qenë më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira, ndërkohë që pas tij u renditën italiani Andrea Iannone me Suzuki dhe spanjolli Maverick Vinales me Yamaha.

Provat e sotme treguan se Ducati do të jetë favorit për ta fituar këtë garë, pasi është motori më i shpejtë, ndërkohë që në vendin e katërt u rendit Andrea Dovizioso me motorin tjetër italian. Shumë larg më të mirëve, me më shumë se një sekondë vonesë nga krye, ishin Valentino Rossi me Yamaha dhe Marc Marquez me Honda. Italiani u klasifikua në vendin e 11-të dhe një vend pas tij spanjolli, kampioni i botës në fuqi. Gjithsesi, nesër pritet një tjetër ritëm në pistë nga pilotët pretendentë për titull, ndërkohë që gara do të jetë ditën e diel, ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat