Bottas shpalos objektivin: Dua një kontratë 2-vjeçare me Mercedes

Formula 1

Bottas shpalos objektivin: Dua një kontratë 2-vjeçare me Mercedes

Më: 31 maj 2018 Në ora: 11:45
Valtteri Bottas

Rinovimi i kontratës me Mercedes nuk ka për të qenë shumë i lehtë për pilotin Valtteri Bottas, pasi ndryshe nga Hamilton, për finlandezin situata është disi më e ndërlikuar. Viti i kaluar ishte viti i përshtatjes së Bottas me makinën gjermane, fitoi edhe disa gara, ndërsa këtë sezon objektivi është më i lartë, të duelojë për titull. Në garat e para fati nuk ka qenë shumë me Bottas, që pavarësisht kësaj shpreson të qëndrojë te Mercedes edhe në të ardhmen, madje duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me makinën kampione në Formula 1.

Duke folur për të ardhmen e tij, Bottas tha: “Nuk jam aspak i shqetësuar me atë që do të ndodhë, pasi kemi vetëm pak kohë që kemi nisur të bisedojmë për të ardhmen me skuadrën, për rinovimin e kontratës. Nëse do të arrij të paraqitem mirë, kështu si deri më tani, nuk ka asnjë Arsye për t’u shqetësuar. Natyrisht që do të ishte më mirë të dija që tani të ardhmen time, do të preferoja një kontratë 2-vjeçare në të ardhmen. Kam shumë mbështetës, por në realitet po bëj gjithçka i vetëm. Më pëlqen që të punoj direkt me skuadrën”, tha Bottas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat