Asnjë pikë në dy garat e fundit të Botërorit

Formula 1

Asnjë pikë në dy garat e fundit të Botërorit

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:00
Andrea Dovizioso

Asnjë pikë në dy garat e fundit të Botërorit të MotoGP i kanë kushtuar shumë pilotit italian Andrea Dovizioso, i cili ka humbur shumë terren karshi rivalit dhe kryesuesit Marc Marquez. Kjo nuk është situata ideale që Dovizioso shpresonte të ndodhej pas garave të para të kampionatit. “Në garën e fundit në La Mansh bëra një gabim absurd dhe m’u desh pak kohë për ta kaluar atë incident. Por jemi të gjithë njerëzorë, ndaj kjo mund të ndodhë. Tani jemi para një tjetër gare, në Mugello dhe dua një fitore para tifozëve të mi”, tha italiani i Ducati.

“Dua patjetër fitoren në këtë garë, një formë hakmarrje dhe revanshi pas dy problemeve që kam patur në garat e fundit. Unë besoj te fitorja dhe te titulli, të gjithë te Ducati besojnë, pasi ky është një sport ku gjithçka mund të ndodhë, deri në kthesën e fundit. Duhet të jemi të kujdesshëm për të evituar sa më shumë gabimet, në mënyrë që të rikuperojmë ndaj Marquez. Unë besoj se këtë vit mund të synojmë titullin, pasi kemi më shumë përvojë nga vjet”, tha Dovizioso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat