Ricciardo: Kisha dy vite që e përgatisja këtë fitore - Bota Sot
Ricciardo: Kisha dy vite që e përgatisja këtë fitore

Formula 1

E martë, 14 gusht 2018

Ricciardo: Kisha dy vite që e përgatisja këtë fitore

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:20
Daniel Ricciardo

I emocionuar dhe i lumtur. Kështu ndihet Daniel Ricciardo pas Çmimit të Madh të Monakos.

“Jam shumë i emocionuar. Kisha dy vite që e përgatisja këtë fitore dhe më në fund ia arrita qëllimit. Kishim probleme në garë me humbjen e fuqisë dhe mendova se do e braktisja garën. Përdora vetëm 6 marshe deri në fund të garës”, deklaroi piloti australian i Red Bullit.

“Falenderoj skuadrën time. Fituam në Montekarlo dhe është shumë bukur diçka e tillë”, shtoi Ricciardo.

Australiani la pas Sebastian Vettel me Ferrari dhe Lewis Hamilton me Mercedes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test