Rossi: Gara në Çmimin e Madh të Francës gjithnjë më ka frymëzuar

Formula 1

Rossi: Gara në Çmimin e Madh të Francës gjithnjë më ka frymëzuar

Më: 17 maj 2018 Në ora: 10:52
Rossi

Ditën e diel, Botërori i MotoGP do të zhvillohet në pistën franceze të La Mans-it,një pistë që zakonisht i përshtatet stilit të motorit Yamaha, ndaj piloti italian Valentino Rossi shpreson që të korrë një fitore, të parën e këtij sezoni. Në këtë pistë Rossi ka arritur 3 fitore, 6 vende të dyta dhe 3 vende të treta. Pra, thuajse është ngjitur në podium çdo vit, ndaj Rossi shpreson në një fitore, që do ta ndihmonte edhe në renditjen aktuale të Botërorit (italiani ndodhet në vendin e gjashtë).

“Gara në Çmimin e Madh të Francës gjithnjë më ka frymëzuar. Në letër është një pistë që i përshtatet shumë motorit Yamaha, që zakonisht këtu është i shpejtë. Gjithsesi, është e vështirë të bësh parashikime, pasi rivalët tanë janë shumë të fortë. Por pres një garë më kompetitive nga ana e Yamaha krahasuar me herën e fundit. Do të jap maksimumin në pistë për ta fituar këtë garë, pasi një sukses do të më rikthente në garën për titull”, u shpreh Valentino Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat