Hamilton: E prisja këtë “pole”, por i trembem të papriturave në garë

Formula 1

Hamilton: E prisja këtë “pole”, por i trembem të papriturave në garë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 21:35
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton është i kënaqur që është rikthyer protagonist ditën e shtunë, gjatë provave zyrtare, duke siguruar “pole position” në pistën e Barcelonës, e cila i mungonte që nga gara e parë sezonale, në Australi. “Kohët e dhëna në provat zyrtare janë të përafërta, por kisha shumë nevojë për këtë rezultat, më mungonte dhe më jep më shumë besim”, tha Hamilton, që duket se ka rigjetur harmoninë e munguar me makinën e tij Mercedes.

“Nuk besoj se kam rigjetur 100% harmoninë, pasi ka ende diçka që më mungon. Valtteri është shumë pranë meje, çka do të thotë që ende nuk kam atë makinë që unë dëshiroj, të shpejtë në çdo sector të pistës. Gjithsesi, tani duhet të tregohemi të kujdesshëm në garë dhe të mos bëjmë gabime, duke shpresuar që fati të jetë me ne edhe në këtë garë”, deklaroi piloti britanik Lewis Hamilton, që kryeson renditjen e botërorit të Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat