Hamilton: I pari, por fati nuk mund të na ndihmojë në çdo garë - Bota Sot
Hamilton: I pari, por fati nuk mund të na ndihmojë në çdo garë

Formula 1

E mërkurë, 19 shtator 2018

Hamilton: I pari, por fati nuk mund të na ndihmojë në çdo garë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 18:55
Hamilton

Lewis Hamilton ndodhet në krye të renditjes së Bbotërorit të Formula 1, por kampioni i botës nën fuqi kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi e di që paraqitjet e makinës Mercedes nuk janë ato që ai shpresonte. “Natyrisht që kënaqem nga fakti që jam në krye të renditjes, por nëse situata do të vijojë kështu, do të na duhen shumë gara me fat për të qëndruar në krye dhe fituar titullin. Dhe nuk duhet të presim fatin të na ndihmojë edhe në 17 garat e radhës”, tha Hamilton.

Pas 3 garash zhgënjyese, Hamilton fitoi një javë më parë në Baku, suksesi i parë sezonal, që erdhi në xhirot e fundit pas problemeve që patën rivalët e tjerë, sidomos shoku i skuadrës Bottas, që i plasi goma. “Makina ka ritëm, por nuk po arrijmë ta zhbllokojmë, kemi nevojë për paraqitje të mira dhe ritëm në pistë, që nuk janë ende në harmoni mes tyre”, tha më tej Hamilton, që duke folur për rivalët, shtoi: “Ferrari është më i shpejtë se sa ne, por nëse përmirësohemi mund të fitojmë lehtësisht”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test