Ricciardo: I kam aftësitë për t’u shpallur kampion bote

Formula 1

Ricciardo: I kam aftësitë për t’u shpallur kampion bote

Më: 4 prill 2018 Në ora: 06:33
Daniel Ricciardo

Daniel Ricciardo është i bindur se i ka të gjitha atributet për t’u bërë një kampion bote në Formula 1. PIloti australian, të cilit i skadon kontrata me Red Bull në fund të sezonit, do të jetë emri kryesor rreth të cilit do të vërtitet merkatoja e pilotëve në vjeshtën e këtij viti. 28-vjeçari shpreson që të marrë një telefonatë nga Mercedes apo Ferrari për sezonin e ardhshëm, duke qenë se këto skuadra do të kenë një vend të lirë në fund të 2018-ës.

“Unë besoj se mund të bëhem një kampion bote në Formula 1. Në gjithë këto vite kam mësuar shumë dhe pres që një ditë ta marr atë titull, pasi e meritoj. Në këtë sport ke nevojë për të gjitha mjetet për t’ia dalë mbanë. Unë shpresoj që një ditë t’i kem të gjitha ato, përfshi edhe një makinë të mirë, me të cilën të dueloj për titull”, u shpreh piloti Daniel Ricciardo, i renditur në vendin e katërt në garën e parë sezonale në Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat