Ferrari e nis mbarë sezonin, Vettel fiton në Australi

Formula 1

Ferrari e nis mbarë sezonin, Vettel fiton në Australi

Më: 25 mars 2018 Në ora: 09:24
Ferrari

Ferrari ka fituar dy pozicione tejet të mira për garën e parë të sezonit të ri në Formula 1.

Çmimin e madh të Australisë e fitoi Sebastian Vettel, i cili la mbrapa kampionin botëror, Lewis Hamilton.

Vendin e fundit në podium e zuri ngasësi tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen.

Në pozitat, 4 dhe 5 përfunduan ngasësit: Ricciardo dhe Fernando Alonso. Ngasësi tjetër i Mercedes, Walter Bottas e mbylli garën në pozitën e 8’të.

Gara e ardhshme apo e dyta e sezonit të ri, mbahet në Bahrain më 8 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat