Rossi: Me të dua titullin e 10-të kampion - Bota Sot
Rossi: Me të dua titullin e 10-të kampion

Formula 1

E premte, 21 shtator 2018

Rossi: Me të dua titullin e 10-të kampion

Më: 24 janar 2018 Në ora: 18:27
Rossi: Me të dua titullin e 10-të kampion

Në Madrid është prezantuar sot motori i ri Yamaha, me të cilin do të garojnë në Botërorin 2018 të Moto GP pilotët Valentino Rossi dhe Maverick Vinales. Një motor që pritet të ndryshojë shumë nga ai i sezonit të kaluar, më i fuqishëm dhe që t’u japë mundësi pilotëve të duelojnë për titull. Këtë gjë e shpreson Valentino Rossi, që prej disa sezonesh është në kërkim të titullit të 10-të kampion. “Unë shpresoj që ky motor të më ndihmojë shumë këtë sezon dhe bashkë me përvojën time të formojmë një skuadër të fortë dhe fituese. Fizikisht jam në formë, dëmtimi pas aksidentit në shtator është lënë pas dhe tani shoh përpara”, tha Rossi.

“Këtë vit duhet patjetër të dalim më mirë se vjet, duke punuar shumë te motori, duke insistuar shumë tek elektronika dhe duke u marrë me çdo detaj, nga dita e premte deri para garës. Motori i do të bazohet më së shumti te ai i vitit 2016, që do të jetë baza dhe për këtë gjë kemi qenë dakord si unë ashtu edhe Vinales. Ndërkohë që duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum gomat. Po presim me padurim testet e para në Sepang për të parë se si është situata dhe më pas të shohim se ku duhet të punojmë. Jam kurioz të shoh motorin e ri, që mund të jetë i duhuri për të më dhënë titullin e 10-të kampion”, deklaroi piloti italian Valentino Rossi, ikona e MotoGP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test