Fitore e madhe e Marquezit

Formula 1

Fitore e madhe e Marquezit

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 16:26
Marc Marquez

Marc Marquez korri fitoren e 4-t sezonale në MotoGP, duke triumfuar në pistën e Misano, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të San Marinos në MotoGP. Një fitore e vështirë e pilotit spanjoll me Honda, sukses që erdhi vetëm në xhiron e fundit, kur arriti të parakalojë italianin Danilo Petrucci (Ducati-Pramac), që nuk rezistoi në kilometrat e fundit dhe u kënaq me vendin e dytë. Në podium ngjitet edhe një tjetër pilot italian, Andrea Dovizioso me Ducati, ndërkohë që gara u zhvillua në një pistë të lagur, prej shiut që binte. Pas përfundimit të kësaj gare, në krye të renditjes, në kuotën e 199 pikëve, janë dy pilotë, Dovizioso e Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat